Ndeshja kundër Polonisë në “Air Albania”, FSHF ka një lajmërim të rëndësishëm për tifozët

Sport

Ndeshja kundër Polonisë në “Air Albania”, FSHF ka

Sot Shqipëria do presë në “Air Albania” Poloninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit në 2022. Lidhur me këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët shqiptar për disa rregulla, duke nisur nga hyrja në stadium dhe sendet që u lejohet të mbajnë.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00; Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit; Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj; Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

 

ME TE LEXUARAT