I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijën në krah, voton kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë: Qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur

Politikë

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijën në krah,

Kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma i është drejtuar qendrës së votimit në fshatin e tij të lindjes në Luzat.  Siç shihet edhe në pamje, Guma është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijën në krah.

Në një deklaratë për gazetarët, Guma u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tepelenës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht, të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Guma.

Gabriel Guma është kandidat i pavarur, por që mbështetet nga Partia Demokratike. Përballë tij është Gramoz Sako nga Partia Socialiste.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike. Tepelena shkoi në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Tërmet Peçi u zgjodh deputet. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion