Greva e kontrollorëve, Basha: Rama ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve
Lajmifundit
/
7 April 2021, 14:34
Politikë

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndërprerjen e fluturimeve në rinas pas grevës së kontrollorëve të AlbControl. Për këtë situatë Basha ka akuzuar Ramën, duke i bërë thirrje që të ndalë grevën.
"Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij", thotë Basha.

