E sjellin nga Franca me helikopter, shtrohet sërish në spital Berluskoni

Silvio Berluskoni akoma nuk e ka marrë veten, duke u shtruar sërish në spital. Mësohet se ish- kryeministri i Italisë, mbërriti në spital me helikopter nga Franca, ku ai po kalonte pushimet në rezidencën e vajzës së tij Marina.
Në muajin janar të këtij vitit, Berlusconi u shtrua në spitalin Cardio Thoracic Center të Principatës së Monakos. Sidoqoftë, pas disa ditësh, ai u kthye në shtëpi, në Valbonne (në Provence), në vilën e vajzës së tij të madhe, Marina.
Mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo do të shprehej se ish kryeministri do të shtrohej në Mynih për “një problem aritmologjik të zemrës”. Në fund të verës së kaluar, ish-kryeministri u prek edhe nga Covid-19 dhe u shtrua në spital në 3 shtator për shkak të pneumonisë bilaterale. 11 ditë më vonë, kur la spitalin, ai falënderoi mjekët dhe stafin mjekësor të spitalit: “Kam kaluar atë që unë e konsideroj ndoshta testin më të rrezikshëm të jetës time”.


