Gjobat dhe kamatëvonesat/ Rama sqaron “paqen fiskale”: Falje të detyrimeve tatimore me 4 forma

Politikë

Gjobat dhe kamatëvonesat/ Rama sqaron “paqen fiskale”: Falje

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend ‘paqen fiskale’, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit.
Ai tha se falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në 4 forma.

“Falja e detyrimeve tatimore me 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite… Dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë.

Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riu, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion