Berisha pyetet dy orë ne SPAK për 21 janarin, sulmon Dumanin: Më thirri edhe pse amerikanët kanë thënë se...

Aktualitet

Berisha pyetet dy orë ne SPAK për 21 janarin, sulmon Dumanin: Më

Sali Berisha ka mbërritur në SPAK rreth orës 9:00.

Kyedemokrati u pyet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit. Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje, ndërsa ishte i shoqëruar nga truproja.

Pas rreth dy orësh në SPAK, Berisha deklaroi për gazetarët:

“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
Ku janë ata mbështetësit e saj?
Nuk janë këtu.
Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune.
Kjo është e vërteta.
Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë.

Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë. Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin de rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT