EMRAT/ Rreh për vdekje 58-vjeçarin grek, në pranga shqiptari, arrestohet dhe babai

Aktualitet

EMRAT/ Rreh për vdekje 58-vjeçarin grek, në pranga shqiptari,

Një 58-vjecar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjecari grek.

Policia përmes kamerave të sigurisë zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motorri, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht.

Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjec, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativën e fshehjes së motorrit të djalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion