GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në Kushtetuese

Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në

Ashtu siç kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak më parë në konferencë, Kryeministria nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar në Kushtetuese, vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga dy postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.

ME TE LEXUARAT