“Gënjeshtrën e ka karakteriale”/ Bardhi i përgjigjet Manjës: Doni të amnistoni të korruptuarit!

Politikë

“Gënjeshtrën e ka karakteriale”/ Bardhi i përgjigjet

Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar në një intervistë mbremjen e sotme ka folur për amnistinë penale dhe i ka kthyer përgjigje dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që sipas tij ka gënjyer.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për të folur për projektligjin e Amnistisë Penale që nuk u fut në rendin e ditës sot në Kuvend sepse nuk kishte 84 votat dhe për protestën e opozitës së bashkuar më 20 shkurt.

Bardhi: Duke iu përgjigjur Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që sot e akuzoi gënjeshtar kur deklaroi se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar, Bardhi tha se grupi parlamentar i PS-së ka hequr dy ndalesat e ligjit për zyrtarët e dënuar nga hetimet e SPAK-ut.

Manja e ka nga eksperienca, që po gënjeve një herë dy herë dhe tre herë, kthehet në karakteriale. Me sa duket ministri Manja e ka karakteriale.

E kuptoj sikletin ku ndodhet. Ka marrë përsipër një propozim të Ramës dhe përfiton nga fakti që njerëzit nuk i hyjnë në detaje ligjit të amnistisë.

Drafti ka patur atë që ka qenë gjithmonë në amnistitë penale, që zyrtarët dhe subjektet pjesë e hetimeve dhe gjykimeve nga SPAK dhe GJKO, nuk përfitojnë amnisti.

U keqpërdor një amendament i një kolegu ynë, për 24 orë ngatërruan dynjajë duke e shitur si amendament të opozitës. Kur gënjeshtra i doli sheshit, tani na akuzkojnë se gënjyem ne.

Dy ndalesat e draftit fillestar janë hequr.  Nuk ka asnjë arsye të gënjejmë për këtë.

Kemi thënë se në parim e mbështesim amnistinë, nëse Kuvendi do të funksiononte në një normalitet, do ta votonim.

Sot kam dëgjuar një shpjegim të zotit Basha pse nuk do ta votojë amnistinë dhe qëndrimi i tij mu duk korrekt. Edhe zoti Basha ka mbajtur qëndrimin që nuk duhen aministuar zyrtarët e korruptuar”-tha Bardhi. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion