Grabitja në Tiranë, Policia nxjerr foton e autorit dhe jep shpërblim 5 mijë euro

Aktualitet

Grabitja në Tiranë, Policia nxjerr foton e autorit dhe jep

Një grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor gjatë mbrëmjes së sotme në Kombinat.

Një person me pistoletë, kapuç dhe doreza ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin. Pas ngjarjes, autorit i ka rënë pistoleta, e cila rezultoi një imitim. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

"Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, njofton policia.

Po ashtu, uniformat blu kanë publikuar foton e autorit të ngjarjes dhe kanë ofruar shpërblim 5000 euro, për qytetarët që mund të japin informacion të vlefshëm.

"DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi," njofton policia.

ME TE LEXUARAT