Gafa e kandidates së PS-së në prani të Ramës: Babai im lotoi kur takoi prindërit e mi në gjimnaz

Politikë

Gafa e kandidates së PS-së në prani të Ramës: Babai im

Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë Bora Muzhaqi, bëri një lapsus ndërkohë që po fliste për Inovacionin dhe gjuhët e kodimit, si e ardhmja premtuese e të rinjve shqiptarë.

Ajo u shpreh se e ka parë të atin të “lotojë ditën kur ai takoi prindërit e mi në gjimnaz”.

“Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot dhe përpiqej shumë fort që ti fshihte.

Jam shumë e bindur që edhe gjithë prindërit tuaj janë po kaq krenarë për ju. Po dua të shtoj që edhe ne jemi edhe akoma më krenar për juve”, u shpreh kandidatja me nr. 31 për PS-në në Tiranë.

I pranishëm në aktivitetin ku foli kandidatja për deputete ishte edhe kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion