Financial Times: Treshja ballkanike shtyn përpara ‘mini-Shengenin’ teksa godasin vonesën e anëtarësimit në BE

Politikë

Financial Times: Treshja ballkanike shtyn përpara

Sot në Shkup është mbajtur forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gazeta prestigjioze britanike e ka trajtuar temën e takimit Zaev, Rama, Vuçiç, duke e quajtur si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perendimor.

Për këtë takim, “Financial Times” i rikujton deklaratat e Zaev, Ramës dhe Vuçiçit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani perendimor, duke e cilësuar këtë nismë si një ‘goditje’ ndaj BE-së.

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyrë drejt BE-së është tepër e rëndë” shkruhet në Financial Times.

Ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete. Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Mini Shengeni”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion