“Fatos Nano, i dënuar politik”, Rama nga Nju Jorku: Urdhri u dha nga demokracia fëmijënore

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në SHBA, është shprehur se dënimi i Fatos Nanos gjatë viteve të tranzicionit shqiptar ishte politik. Sipas tij, demokracia në pushtet ishte fëmijënore ka qënë i urdhëruar nga partia në pushtet.
Rama: Kurrë më parë në historinë tonë një individ me profil të lartë politikë nuk është hetuar, gjykuar dhe dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika, të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministra të kohës që diktaturës e deri tek ish-kryeministri Fatos Nano kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie e cila qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëmijënore shqiptare ka qenë e urdhëruar dhe manipuluar nga partia në pushtet.


