“Vota juaj mund ta dërgojë Shqipërinë në BE”, Rama nga takimi me emigrantët shqiptarë në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me shqiptarët në Neë York. Rama u shpreh sse kërkon votën e Diasporës shqiptare në Amerikë për ta bërë Shqipërinë anëtarë të BE-së.
Rama: E dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE dhe ngritur bashkë më ju flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit krah për krah gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe evropiane, historia na ka penguar t’i bashkohemi, sot është të dita për ta bërë së bashku historinë.
Ky është premtimi i premtimeve. Thelbi i misionit tim në krye të qeverise shqiptare, krye angazhimi i PS që në krye të herës dhe zotimi ynë i pandryshueshëm, i tre mandateve.


