"Ethe" për Bashën, mbyllen votimet për kreun e PD, rezultati zyrtar për fituesin publikohet nesër

Politikë

"Ethe" për Bashën, mbyllen votimet për kreun e PD,

Demokratët këtë të dielë kanë votuar për kreun e ri të Partisë.

Në orën 19:00 është shënuar dhe mbyllja e procesit të votimit në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin ku pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve.

Të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit.

Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.

Gjithashtu kreu i komisionit zgjedhor në PD Jemin Gjana është shprehur se përfaqësuesit e Shehajt kanë shkelur rregullat duke përdorur dhe filmuar me telefon brenda ambienteve të votimit. Gjithashtu zonja Harxhi është shprehur se një pjesë e  madhe e demokratëve nuk kanë gjetur emrin në lista një fenomen që do të ndikojë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq në një deklaratë për mediat në mesditë kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana është shprehur se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve do të shpallet rreth mesnatës ndërsa zyrtarisht do të shpallet të hënën paradite.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion