Erla Mëhilli: Nuk ndodhi dallga e madhe që do të sillte ndryshimin siç thoshte Basha

Politikë

Erla Mëhilli: Nuk ndodhi dallga e madhe që do të sillte

Erla Mëhilli e cilësoi të gabuar faktin që krahasohet rritja e PD në rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të 2017.

Ajo theksoi se është ende herët për të folur për gjëra të sakta kur nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, znj. Mëhilli tha se nga ajo që shihet deri tani, PS ruan pozitat e zgjedhjeve për 2017, por për PD zgjedhjet e 2017 ishit momenti më i keq politik, i krahasueshëm me 1997, ndaj nuk duhet bërë ky krahasim.

E megjithatë sipas saj, nuk ndodhi ndryshimi i madh për të cilin fliste kryedemokrati Basha.

“Praktikisht e llogarisim këtë rritje të PD me 2017 që është momenti më i keq i PD i krahasueshëm me ‘97, ku në 1/3 e territorit, PD nuk kishte komisionerë dhe mori 28 për qind të votave.

Nuk më duket sukses të krahasohet me 2017 as me 2013. Nuk ka ndodhur ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin për të cilin fliste z. Basha”, u shpreh Erla Mëhilli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion