Qeveria shkarkon Erion Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë

Politikë

Qeveria shkarkon Erion Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së qeverisë mesditën e sotme në Kryeministri.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë më 11 Shtator, propozoi si kandidate për kreun e Bashkisë në zgjedhjet e parakohshme, Ogerta Manastirliu.

Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.

Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT