Emrat, kush janë 7 deputetët që votuan kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta

Politikë

Emrat, kush janë 7 deputetët që votuan kundër shkarkimit

Shtatë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Deputetët të cilët nuk ishin dakord me shkarkimin e Metes dhe votuna kunder jane Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.

Ndërkohë, 104 deputetë të tjerë të Parlamentit votuan pro shkarkimit të Kreut të Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtatë deputetë nuk ishin të pranishëm në sallë: Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

Më herët Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT