Dyshohet për vrasje/ Detaje të reja nga gjetja e trupit të pajetë të shefit malazez të antidrogës

Janë zbardhur detaje të reja lidhur mbi zhdukjen dhe më pas gjetjen e trupit të pajetë të shefit të antidrogës së Ulqinit, në një fshat në brigjet e lumit Buna.
Nëse më herët u përfol për vetëvrasje, tashmë burime bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një vrasje, në rrethana ende të pasqaruara.
Trupi i Rudolf Elezovic u gjet në fshatin Shën Gjergj në tokën malazeze, pranë lumit Buna, në kufirin me Shqipërinë.
Shefit i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin, Rudolf Elezovic, u zhduk mbrëmjen e 27 majit në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Alarmin e parë e dhanë familjarë të tij.
Hera e fundit kur ai ka folur ka qenë me bashkëshorten e tij, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.


