Grabitja në Rinas, tërhiqet i penduari: Hetuesit më bënë presion fizik dhe psikologjik

Aktualitet

Grabitja në Rinas, tërhiqet i penduari: Hetuesit më

Në gjykatën e posaçme ku po zhvillohet procesi ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen  e parave në pistën e Rinasit ka dhënë deklarimin Alkond Bengasi, i konsideruar nga prokuroria si personi që zbuloi super grabitjen.

Mësohet se përballë gjykatës, Bengasi ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa ka treguar se hetuesit kanë ushtruar presion fizik dhe psikologjik ndaj tij për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit. Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku tregonte me përgatitjen e grabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takimet me të bashkëpandehurit.

 

Grabitja në Rinas, tërhiqet i penduari: Hetuesit më

Alkond Bengasi
Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në një seancë me dyer të mbyllura, ndërsa organi i akuzës i kërkoi gjykatës që të njohë dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve paraprake. Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni “Chervolet” që u përdor në grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove.

Për këtë ngjarje janë marrë të pandehur edhe Klement e Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Talo Çela që është endë në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se kreu i grupit kriminal ishte Admir Murati, që mbeti i vrarë ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion