Përplasja në “Orange Club” në Sarandë, detaje të reja nga momenti i shoqërimit të rojeve të sigurisë (EMRAT)

Të tjera detaje kanë dalë nga përplasja mes efektivëve të Policisë dhe rojeve private të sigurisë në “Orange Club” në Sarandë.
Në pamje duken momentet e tensionit mes palëve, teksa efektivët e forcave “Shqiponja” shoqërojnë rojet e sigurisë së lokalit.
Në ngjarjen e ndodhur në “Orange Club” mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli.
Në lidhje me ngjarjen u arrestuan administratori i “Orange”, 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, 35-vjeçari Faik Hoxha, 34-vjeçari Indrit Cullhaj, 31-vjeçari Ardit Kasemi, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe 29-vjeçari Besnik Sullollari, me profesion taksist.
Ndërkohë, 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie në lokal, është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, konflikti nisi pasi shefi i Krimeve në Sarandë ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së “Orange Club” dhe disa personave të tjerë.


