Numërimi në Elbasan drejt fundit, PS humb mandatin e 9, ja rezultati aktual

Politikë

Numërimi në Elbasan drejt fundit, PS humb mandatin e 9, ja rezultati

Në Qarkun e Elbasanit, numërimi është drejt përfundimit. Mësohet se janë numëruar 505 kuti, nga 511 të tilla. Sipas rezultateve aktuale, kryeson PS, me 55.16%, ndërsa mësohet se ka humbur mandatin e 9, për një votë.

Ndërkohë që PD ka marrë 37.14%, me 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka arritur të marrë asnjë mandat, duke marrë vetëm 4.42% të votave.

Mësohetse qarku duket se do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, ndërsa i pari në listën e kandidatëve të PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9. "Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar", tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion