“E patë se ç’ndodhi me primaret”, Rama: Atyre që dolën nga listat ua "prenë kokën"!

Politikë

“E patë se ç’ndodhi me primaret”, Rama: Atyre

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.

Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.


“Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni.  

A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën.

E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë.

E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet.

Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.

Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97.

Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion