E papritur/ Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, ish-kryebashkiaku në spital prej 2 muajsh

Politikë

E papritur/ Safet Gjici në gjendje të rëndë

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet.

Burime për Euronews konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Organi i akuzës kërkon dënimin e tij për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë për Alma Kaçin, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 5 muaj burg. Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokurori nuk ishte dakord me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë.

Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi kërkesa për të cilat Apeli i Posaçëm do të japë vendim këtë të hënë në orën 14:00. Në seancën e pak ditëve më parë, Kaçi nuk mori pjesë në seancë si dhe nuk u përfaqësua nga avokat, teksa togat e zeza i caktuan mbrojtës kryesisht Arben Pecin i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkiakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar.

Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion