Çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për sfidën Bjellorusi – Shqipëri

Sport

Çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit C1 në UEFA Nations League, ku kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për të siguruar zyrtarisht ngjitjen në Ligën B.

Përpara këtij dueli që zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, kompanitë ndërkombëtare të basteve e shohin Shqipërinë si favorite të qartë për të marrë tre pikët.

Sipas kuotave të publikuara, fitorja e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 2.00, duke i dhënë skuadrës sonë rreth 50% shanse për sukses.

Nga ana tjetër, barazimi  rezultat që gjithashtu i shërben objektivit të Kombëtares kuotohet me 3.38, ndërsa një fitore e mundshme e Bjellorusisë shihet si skenari më pak i mundshëm, me koeficientin e lartë 4.40.

Ekspertët e basteve parashikojnë një sfidë të ekuilibruar dhe me kujdes të lartë taktik, ku opsioni “Nën 2.5 gola” ka kuotën 1.70. Sa i përket golashënuesve të mundshëm, sulmuesi Rey Manaj kryeson listën si kandidati kryesor për të gjetur rrugën e rrjetës, i ndjekur nga Cristian Shpendi dhe Arbër Hoxha. Kujtojmë se Shqipëria e kryeson grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë, dhe në ndeshjen e parë në Tiranë kuqezinjtë triumfuan pastër me rezultatin 2-0.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion