Zbuloi tradhtinë e bashkëshortes përmes fshesës robot, por përfundoi vetë në burg

Soft

Zbuloi tradhtinë e bashkëshortes përmes fshesës robot, por

Një histori e pazakontë nga Tajvani ka përfunduar me një vendim surprizues të drejtësisë. Një burrë, i cili zbuloi tradhtinë e bashkëshortes përmes një fshese robotike me kamerë, është dënuar me 5 muaj burg, pasi kishte filmuar gruan dhe të dashurin e saj pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.

Çifti ishte martuar në vitin 2021 dhe jetonte në shtëpinë e prindërve të burrit. Dy bashkëshortët kishin gjithashtu një banesë pushimi, ku shkonin gjatë periudhave festive.

Dyshimet e para për tradhtinë lindën në vitin 2023, kur burri gjeti një furçë dhëmbësh të panjohur në banesën e tyre. Ai kontrolloi edhe kamerat e parkimit dhe vuri re një person që më parë kishte shoqëruar bashkëshorten e tij nga puna.

Gruaja i mohoi akuzat dhe ai fillimisht e besoi. Por tre muaj më vonë, e vërteta doli në dritë në një mënyrë krejt të papritur.

Burri aktivizoi nga telefoni fshesën robotike, e cila kishte kamerë dhe mundësonte komunikimin në distancë, me qëllim që t'i bënte një surprizë bashkëshortes. Në vend të kësaj, përmes kamerës zbuloi se ajo ndodhej në shtrat me një burrë tjetër.

Ai vendosi të regjistronte pamjet si prova dhe më pas i paditi të dy, duke kërkuar 2 milionë dollarë tajvanezë kompensim. Gjykata i dha të drejtë dhe urdhëroi bashkëshorten dhe të dashurin e saj t'i paguanin 500 mijë dollarë tajvanezë.

Megjithatë, edhe gruaja ngriti padi ndaj tij. Gjykata e dënoi burrin me pesë muaj burg dhe një gjobë prej 150 mijë dollarësh tajvanezë, për shkak të filmimit të personave pa pëlqimin e tyre.

Kështu, fshesa robotike që zbuloi tradhtinë u kthye në provën që e çoi edhe vetë bashkëshortin përpara drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion