“Përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit”, Rama: Kombëtarja do të dalë me kokën lart

Politikë

“Përballemi me skuadrën më të frikshme të

“Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart, cilido qoftë rezultati i ndeshjes.”

Kështu shprehet kreu i qeverisë Edi Rama në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e cila luhet sot në orën 21:00.

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit, shkruan Rama në Facebook, por topi është i rrumbullakët dhe lojtarët e Kombëtares nuk kanë asgjë për të humbur.

Kombëtarja jonë do të dalë me kokën lart dhe një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive.

Edi Rama: Askush nuk do ta besonte me mendje – me zemër tjetër punë – që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion