E paditi LSI sepse nuk deklaronte aktivitetet në faqen zyrtare, KQZ gjobit kryebashkiakun e Vorës

Politikë

E paditi LSI sepse nuk deklaronte aktivitetet në faqen zyrtare, KQZ gjobit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 10 mijë lekë kryetarin e Bashkisë së Vorës, Gentian Picari, pas një padie të ngritur nga LSI për shkak se nuk deklaronte aktivitetet në faqen zyrtare.

Vendimi është marrë gjatë paradites së sotme pas një votimi në mbledhjen e zhvilluar të KQZ-së.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi u shpreh se duke u bazuar në provat e administruara, KQZ gjobit me shumën prej 10 mijë lekësh, kryetarin e Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

“E konsideroj të mbyllur shqyrtimin e hetimit administrativ dhe përsa është referuar në këtë shqyrtim dhe bazuar në provat e administruara, KQZ vendos sanksionin administrativ me gjobë ndaj zotit Gentian Picari, kryetari i Bashkisë Vorë në shumën e 10 mijë lekëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

ME TE LEXUARAT