Nuk menaxhoi mirë situatën e Covid, shkarkohet ministri i Shëndetësisë në Rumanisë
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 14:04
Bota

Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu lajmëroi ditën e sotme se ka shkakruar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Vlad Voiculescu, pasi nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë.
Lajmin ai e dha mëngjesin e sotëm, pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë.
Në Rumani, janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima si pasojë e Covid-19.


