“E mundi Ilir Babaramo”, Meta flet për humbjen e thellë të Ramës: Atij Shkodra do t'ja bejë 9 me 2

Politikë

“E mundi Ilir Babaramo”, Meta flet për humbjen e thellë

Duke marrë shkasë nga një intervistë e ndërprerë në mes mbrëmjen e shkuar nga kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se kreun e qeverisë e mundi i vetëm gazetari Ilir Babaramo.

Presidenti shprehet se në Shkodër, rezultati do të jetë 9 me 2 në favor të opozitës.

“Edi Ramen e mundi Ilir Babaramo i vetëm, imagjinoni çfarë i bën atij e gjithe Shqiperia. Atij Shkodra do tja beje 9 me 2”- thekson Meta.

Presidenti Meta thekson se ka vite që vendi është në klimë tensioni, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë.

“U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një llojë bande. Dhe e ka treguar këtë edhe para katër vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste.

Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim.

Te gjithe shqiptaret e dine se kemi per Kryeminister nje te Marre, nje te semure psiqik qe sot nuk tremb me askend. Ky i semure psiqik qe i ngriti gishtin Shkodres, do rendohet shume ne ditet ne vijim dhe askush nuk do ti beje me derman”- tha Meta në tv lokal në Shkodër.

ME TE LEXUARAT