"Dimë shumë gjëra për ty....", Rama mesazh "me kod" Metës nga Elbasani

Politikë

"Dimë shumë gjëra për ty....", Rama mesazh

Diten e sotme kryeministri Edi Rama e përqëndroi fushaten në Elbasan, me një takim në stadiumin e qytetit, ku nuk i ka kursyer deklaratat dhe adresimet per presidentin Ilir Meta.

"Dimë shumë gjëra për ty....", Rama mesazh

Ndërsa mbrojti që në nisje patronazhistët, kreu i qeverisë tregoi edhe numrin e kartës së tij të ID. Rama më pas, paralajmëroi presidentin Ilir Meta se socialistët dinë shumë gjëra për të.

“G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i dihet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare, ID e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse ID jonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhënë të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, kjo është si me të marrë targën e makinës”, eshte shprehur Rama.

Rama tha se mandati i tretë i duhet për të vijuar me reformat e mëdha dhe ndryshimet që do të garantojnë zhvillimin e shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion