Deklarata e Vuçiç kundër Bashës, Rama: Ishte kurth për mua, mori hak për aeroportin e Kukësit

Politikë

 

Deklarata e Vuçiç kundër Bashës, Rama: Ishte kurth

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me deklaratën e pak ditëve me parë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili teksa komentoi zgjedhjet në Shqipëri u shpreh se pas liderit të opozitës, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, tha se kjo deklaratë ishte në fakt një hakmarrje ndaj tij.

Sipas Ramës, deklarata e Vuçiç ishte një kurth për shtetasit e Kosovës dhe në vijë të politikës ekstremiste të Serbisë, pasi duke qenë se Basha vihet nën akuzë nga Vuçiç për shtetasit e Kosovës shihet si hero.

“I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë. Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi”, tha kryeministri, duke iu referuar kryedemokratit Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion