“Drejtori i policisë gënjeu për ngjarjen në Elbasan ", Rama-gazetarit: Kurajë e madhe ta thuash këtë

Politikë

“Drejtori i policisë gënjeu për ngjarjen në Elbasan

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar së fundmi se në automjetin pa targa të një prej të kërkuarve nga policia për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, kishte materiale zgjedhore, para dhe karta identiteti.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mohoi një fakt të tillë në konferencën për shtyp një ditë pas ngjarjes së rëndë. I pyetur për këtë, kryeministri Edi Rama i tha gazetarit Lutfi Dervishit se është kurajë e madhe të thuash që drejtori i policisë gënjen.

Biseda në “Opinion”:  

Lutfi Dervishi: Çfarë komenti keni për gënjeshtrën publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ku mohon që ka pasur materiale elektorale dhe gënjen në prezencë të prokurorit në mënyrë publike.

Rama: Është kurajë e madhe të thuash se drejtori i policisë gënjen!

Dervishi: Kam thënë më të paktën në këtë rast.

Rama: Dakord! Nuk më rezulton.

Dervishi: Mund ta nxjerrim videon…

Rama: Unë jam kryeministri.

Dervishi: Të gënjen drejtori i policisë së shtetit me kupolën e policisë.

Rama: Është çështje në hetim. E ka gjykata, nuk e ka gazetari.

Dervishi: Ka një gjyq të opinionit publik që nuk mund ta gënjesh.

Rama: Gjyqi i opinionit publik mbaron kur jepet vendimi i gjykatës sepse nuk jemi në gjykata popullore. Drejtori i policisë së shtetit është një nga njerëzit me integritet.

Mentor Kikia: Nëse gjykata e konfirmon, do ta shkarkoni?

Rama: Nuk kemi ardhur këtu për këtë. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion