E masakron i biri me mjete mprehëse, përfundon në spital 63-vjeçarja në Këlcyrë

Aktualitet

E masakron i biri me mjete mprehëse, përfundon në spital

Një 63-vjeçare në Këlcyrë të Gjirokastrës ka përfunduar në spital pasi është goditur me mjete prerëse nga i biri në kokë.

Mësohet se zonja me iniciale F. L. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës rreth orës 21:10 me plagë në kokë.

I biri 29-vjeçar rezulton që të jetë me probleme të shëndetit mendor dhe është shoqëruar më pas nga policia në  ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion