Rama largon Spiropalin nga Kuvendi, Niko Peleshi do të jetë Kryetari i ri

Politikë

Rama largon Spiropalin nga Kuvendi, Niko Peleshi do të jetë Kryetari i

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përzgjedhjen e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten.

Deputetn e Durrësit, Klodjana Spahiun e propoziu për nënkryetare të parlamentin, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama po ashtu njoftoi 11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )

6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )

8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )
10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )

Me vendimin per Niko Peleshin kryetar Kuvendi, largohet keshtu nga detyra qe ka mbajtur deri tani deputetja Elisa Spiropali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion