E mërkurë e "nxehtë" në Apelin e GJKKO-së: Veliaj kërkon lirinë përmes Ndrecës, pritet të zhvillohen dy seanca

Politikë

E mërkurë e "nxehtë" në Apelin e GJKKO-së:
Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në orën 13:00 dhe 13:45 do të zhvillohen dy seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku Veliaj ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Të dyja seancat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Saide Dollani.

Seancat zhvillohen rreth dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu për rishqyrtim çështjen lidhur me masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion