Dhunuan me shkop bejsbolli 30 vjeçarin, reagon ministri Balla: Alarmante

Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagon lidhur me dhunën në Korçë.
"Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale.
Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale"
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët; Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.
Nga hetimet e kryera dyshohet se dhuna ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14 shkurt midis Spartak Selimës që është në kërkim dhe të plagosurit Ramadan Hasani dhe vëllait të këtij të fundit. I plagosuri Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe i kanë i kanë dëmtuar mjetin më 14 shkurt, sherr që solli dhunën e sotme, në shenjë hakmarrje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


