“Rama, i frikësuar nga humbja”, Basha: Mendon se mund ta mbajë pushtetin me dhunë

Politikë

“Rama, i frikësuar nga humbja”, Basha: Mendon se mund ta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në Shqipëri ligjet janë shumë të qarta dhe janë ligje europiane, por problemi është te zbatimi i tyre.

I ftuar te “A Krasta Show”, Basha tha se Rama është i frikësuar nga humbja që e pret në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo e shtyn në aktet ekstreme të mos zbatimit të ligjit.

Lulzim Basha: Në çdo vend normal, mendoni vendi me standardet të themi më të ulëta por në botën demokratike, sot kryeministri duhet të ishte i pandehur, sot qeveria duhet të kishte rënë, kjo tregon, pra, se të marrësh një hap të tillë e në Shqipëri ligjet janë të qarta, janë ligje europiane.

Këtu çalon zbatimi i ligjeve, pra, dita për t’u përgjigjur para ligjit do të vijë por mendoni se çfarë e shtyn një njeri të shkojë në këtë ekstrem, e shtyn vetëm frika nga humbja. Kjo është ngjarja e parë. Ngjarja e dytë është ngjarja e Kavajës që është një atentat jo ndaj një përfaqësuesi të Parisë Demokratike, një djaloshi njëzet e disa vjeçar, i cili ishte ulur në shtabin elektoral dhe ndërkohë futet brenda dhe goditet nga funksionarë të lartë të Partisë Socialiste.

Me armë brenda shtabit elektoral të forcës politike kryesore të opozitës, jo ky është një atentat ndaj demokracisë, për të ngjallur frikë, për të ngjallur tension, të kundërtën ka bërë si efekt në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë. I ka tërbuar, i ka bashkuar edhe ata që mund të ishin në mëdyshje për ta bërë të kuptojnë se 25 prilli është dita për ta përzënë një forcë politike, një pushtet.

Një person i cili mendon se mund ta mbajë pushtetin me kërcënime dhe me dhunë. Dhe e treta, se edhe njëherë dua t’i kthehem se është më e dhimbshmja, në kuptimin që janë dhjetëra, mijëra familje. Është treguesi i moralitetit ose më mirë i imoralitetit që nga fillesa e kësaj qeverie.

Ky ka premtuar me vetëdije duke e ditur që nuk do t’i mbajë premtimet dhe ja ku e ke tani me zë nga një nga njerëzit më të afërt të tij, drejtor i kadastrës ku thotë: “sapo fola me kryeministrin, janë afro 100 mijë apo 100 e ca mijë familje, të cilat nuk do t’i legalizojmë sepse do t’i prishim, por do t’u themi që do t’u legalizojmë sepse nuk duam që të na votojnë kundër”! Dhe njëherë, ana politike e kësaj është një gjë, ana njerëzore mendoje dhe njëherë të lutem se më përmende shembullin e kolegëve këtu, të bashkëpunëtorëve këtu. Mendoje për një familje dhe pastaj mendoje dhjetëra, mijëra familje i kanë ndërtuar këto shtëpi me sakrificën e jetës.

Zoti Krasta me paratë e djemve dhe vajzave që i kanë në emigracion, që iu është dashur 10, 15, 20 vjet për të ndërtuar një strehë dhe ju shkon dhe u thotë do t’i legalizoj po më dhe votën.

Në fakt as nuk do t’i legalizojë, do t’ua prish. Qëllimi është të mos ua legalizojë, t’jua prish dhe as mos t’i kompensojë, ndërkohë shkon dhe ju kërkon votën që t’i mashtrojë, Kjo është një dramë në të cilën ka ardhur vendi këto tetë vite.

Është e pamendueshme, e paimagjinueshme. Kjo është arsyeja, kjo është njëra nga arsyet, njerëzit e kanë kuptuar sepse 25 prilli do të jetë dita e një fitoreje të madhe, të thellë për të gjithë shqiptarët, sigurisht që formën do ta marrin përmes fitores së opozitës, fitores së koalicionit tonë sepse njerëzit janë të etur për ndryshim.

ME TE LEXUARAT