Dashnor Sula në Kuvend: Doktor tërhiqu, jo siç bëre në 2013 që shkatërrove karrierën e Sokol Olldashit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit, i keqardhur ka mbajtur një fjalim, duke vënë në dukje gjendjen e mjeruar të forcës politike ku dhe ai për vite me radhë ka bërë pjesë.
Ai deklaroi se për herë të parë nuk do të flasë për kryeministrin Edi Rama, apo për manipulimet zgjedhore, jo sepse ato nuk ekzistojnë, por sepse është koha që Partia Demokratike të marrë përgjegjësi për humbjet e veta dhe se të mos drejtojë gishtin nga të tjerët, por nga vetja.
Sipas Sulës, i cili u la jashtë nga listat e 11 Majit, zgjedhjet nga demokratët u humbën për shkak të të gabimeve të tyre dhe dështimit për të bindur qytetarët se përfaqësonin një alternativë të besueshme.
Duke theksuar më tej se Partia Demokratike ka përfaqësimin më të dobët në histori, me vetëm 50 deputetë, dhe kritikon faktin që shumë prej tyre janë thjesht të lumtur me pagën që do të marrin për katër vitet e ardhshme.
“Sot PD është me përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë që janë të lumtur që do të jenë rrogëtar në 4 vitet e ardhshme. Pas tre mandate të PS qëndrimi ynë duhet të ishte më i qartë, proi ne humbëm më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na ble votat, na i manipuluam votat sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021.
Këtë nuk na i bëri Rama por e bëmë vetëm e dorën tonë”, tha Sula, duke shtuar më tej se humbja në këto zgjedhje erdhi si shkak i problemeve të vetë demokratëve, të cilët më shumë janë marrë me hallet e brendshme të partisë, sesa me problemet e qytetarëve.
“Ky është fjalimi që unë nuk do doja ta mbaja në këtë sallë aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje të mjeruar që ndodhet sot. Unë sot për herë të parë nuk do të flas për Edi Ramën, nuk do flas për manipulimin e zgjedhjeve në 2017, 2021 as për 2025, për patronazhistët e për blerjen e votave, jo se nuk ekzistojnë por sepse nuk dua të bëj atë që bëre për 4 vite me radhë për t’ja vënë fajin tjetër për atë që na ndodh ne brenda në PD.
E vërteta është që opozita i ka humbur zgjedhjet, për shkak të vetvetes në radhë të parë, kjo është e vërteta që duhet ta pranojmë, ta pranojmë me zë të lartë brenda PD, jo se Rama i fitoi ndershëm dhe sistemi është perfekt, atij sistemi që opozita votoi në 26 korrik 2024. Por, sepse ne nuk arritëm të bindim qytetarët që ishim alternativë e besueshme.
Sot PD është me përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë që janë të lumtur që do të jenë rrogëtar në 4 vitet e ardhshme. Pas tre mandate të PS qëndrimi ynë duhet të ishte më i qartë, proi ne humbëm më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na ble votat, na i manipuluam votat sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021. Këtë nuk na i bëri Rama por e bëmë vetëm e dorën tonë.
Le të hamendësojmë që Rama ka blerë 10 deputetë 12 deputetë, por edhe po ti kishim ne nuk do shpalleshim fitues, sepse problem nuk është numri, por besimi i qytetarëve i cili është dëmtuar shumë rëndë. Faji jonë është që kemi folur më shumë për njëri-tjetrin, sesa për qytetarët, e kemi ndarë Partinë Demokratike në grupe në individë, emra por jo në vlera, nuk ndërtuam një alternativë qeverisëse që të bindte dhe më skeptikët. Jemi marrë me fajet e njëri tjetrit se sa me hallet e qytetarëve. Kjo është arsyeja se shumë demokratë nuk dolën në zgjedhjet e 11 Majit”, tha Sula.
Ndërkohë, që në vijim erdhi dhe me një thirrje për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën që të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.
“Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë tërhiqu. Ki besim te demokratët dhe lër garën e barabartë. Jo siç bëre në vitin 2013 kur ia dhe Bashës dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit. Ki besim doktor se demokratët janë të mençur, të zgjuar dhe do dinë të zgjedhin njeriun që do t’i çojë drejt pushtetit në 2029. Ti ke dhënë gjithçka për atë parti por tani është momenti që t’i hapësh rrugë shpëtimit të PD-së”, tha Sula.


