"Bie Shqipëria dixhitale", PD, Hasa: Prej 10 ditësh shërbimet elektronike janë bllokuar

Politikë

"Bie Shqipëria dixhitale", PD, Hasa: Prej 10 ditësh

Sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin dixhital në PD zyrtare, Endri Hasa denoncoi se prej 10 ditë shërbimet më të rëndësishme elektronike në vend janë bllokuar.

Në një deklaratë për mediat, Hasa thekson se bllokimi i firmës elektronike në E-albania, ka paralizuar punën e qytetarëve, mjekëve, QKB, kadastrave, arkitektëve dhe inxhinierëve.

Sipas Hases, PD kërkon nga institucionet përkatëse të nxisin hetim për këtë situatë e cila ka efekte të mëdha ekonomike në xhepat qytetarëve dhe bizneseve.

“Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bllokim dhe paralizim të shërbimeve elektronike qeveritare të ofruara nga AKSHI që me çdo orë mosfunksinimi të tyre po dëmtojnë qytetarët dhe bizneset.

Partia Demokratike kërkon nga institucionet përkatëse të nxisin hetimin dhe të marrin masa të menjëhershme për këtë situatë e cila ka efekte të mëdha ekonomike në xhepat qytetarëve dhe bizneseve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Hasës.

ME TE LEXUARAT