Dinari serb/ Osmani kundër Kurtit: Pa bashkëpunim me aleatët s’kemi sukses

Kosovë&Rajon

Dinari serb/ Osmani kundër Kurtit: Pa bashkëpunim me aleatët

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se procesin e dialogut e ka dëmtuar më shumë mungesa e ekuilibrave ku njëra palë, Kosova, është nën masa tërësisht të padrejta siç tha ajo, ndërsa Serbia pavarësisht aktit të agresionit, nuk është përballur me asnjë sanksion.

Pavarësisht kësaj megjithatë, Osmani i mëshoi idesë se raportet me aleatët, duhet të ruhen.

“I inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e këdo që merret me politikë, të bëjë çmos që këto marrëdhënie veçanërisht ato me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar e vendet e BE-së të konsiderohen jo vetëm të rëndësishme, por ekzistenciale për suksesin e shtetit tonë.

Nuk mundet Kosova të ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleatëve…Pra, edhe Kushtetuta edhe aleatët, nuk e përjashtojnë këto njëra-tjetrën”, tha Osmani.

Komentet e saj vijnë në një moment kur çështja e dinarit serb e ka rikthyer kryeministrin Albin Kurti në një kurs përballjeje me ndërkombëtaret e pakënaqur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, i cili cënon, siç nxjerrin në pah ata, komunitetin serb. Pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së megjithatë, Prishtina zyrtare nuk ka dhënë deri më tani sinjale për zbrapsje nga ky vendim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion