Berisha thumbon mazhorancën: Ministreshave me luks të verbuar, do t’i konfiskojmë vilat dhe hotelet!

Politikë

Berisha thumbon mazhorancën: Ministreshave me luks të verbuar, do

Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi në Berat u zotua para qytetarëve se do t’ju kthejë paratë që iu janë vjedhur në këto vite. 

Berisha u ndal tek premtimet e bëra nga PS për këtë qytet, të cilat sipas tij nuk janë mbajtur, duke u shprehur se premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi.

"Edhe këtu nga Berati dua ti them kockave mafioze, ushtarë të të keqe të Edi Ramës që si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë vend nuk do të keni, në shpellat më të thella po të futeni do tu kapim dhe do tu përplasim para ligjit, ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve. Harrojeni ju se ka gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari.

Dijeni mirë se secili prej jush që do implikohet në intimidimin e qytetareve për zgjedhjet do të shpallet organizatë terroriste.

Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qen sulltanesha e Zuzulandit, me aksesore që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më ti blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku ti kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT