Ditëlindja që u kthye në tragjedi: 53-vjeçari nga Gramshi rrëfen pse e vrau gruan e tij, në Greqi

GREQI - Kjo është shqiptarja nga Gramshi e cila u qëllua për vdekje me thikë nga burri i saj me të cilin ishte divorcuar
“E bëra nga nervat. U ngatërrova ." Me këto fjalë, 53-vjeçari dyshohet se i përshkroi policisë sulmin vrasës ndaj gruas së tij 44-vjeçare në Rodope.
53-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e gruas, po trajtohet nën mbikëqyrje në spital , pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasje pas sulmit. Një padi është ngritur kundër tij për vrasje të paqëllimshme, dhunë në familje dhe shkelje të ligjeve për armët.
Çifti me origjinë nga Gramshi
Bujar Meço është një shtetas shqiptar 53-vjeçar, me origjinë nga Gramshi, i cili u arrestua në Greqi si autor i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Esma Meço, 44 vjeçe
Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 gusht 2026 në banesën e familjes në zonën e Dialampit, Rodopi, Greqi. Krimi tronditi komunitetin vendas, pasi ndodhi pikërisht në ditën e ditëlindjes së vajzës së tyre 16-vjeçare, e cila ndodhej në një dhomë tjetër të shtëpisë
Ata ishin ndarë - Ajo ishte kthyer për ditëlindjen e vajzës së saj
Sipas informacioneve që janë bërë të ditura, çifti kishte qenë i ndarë prej kohësh. Gruaja ishte larguar nga Rodopi për të punuar sezonalisht në Thassos dhe ishte kthyer në zonë për disa ditë për të qenë pranë vajzës së saj 16-vjeçare për ditëlindjen e saj.
Të mërkurën pasdite, vizita familjare përfundoi në tragjedi. Gruaja u sulmua brenda shtëpisë së saj, ndërsa edhe fëmijët e familjes ndodheshin në të njëjtin ambient.
Djali i saj 19-vjeçar ishte ai që, sipas informacioneve, e çoi në spital, ku mjekët e shpallën të vdekur.
Çifti kishte ardhur nga Shqipëria
53-vjeçari dhe gruaja e tij kishin ardhur në Greqi nga Shqipëria rreth dy dekada më parë dhe ishin vendosur në Dialampi, Malet Rodope.
Gjatë gjithë këtyre viteve ata kishin punuar si punëtorë krahu dhe kishin rritur familjen e tyre në këtë zonë. 53-vjeçari kohët e fundit ishte marrë me punë bujqësore, ndërsa gruaja kishte kërkuar punë sezonale në Thassos.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte tendosur dhe thuhet se të dy ishin ndarë.
Historia e dhunës në familje
Në të kaluarën, midis çiftit kishte pasur një histori dhune në familje. Sipas informacionit zyrtar të Policisë Helenike, në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, 53-vjeçari u arrestua si pjesë e procedurave që po zhvillohen për kërcënime në familje ndaj gruas së tij.
Kjo ngjarje është në qendër të hetimit nga autoritetet, të cilat po shqyrtojnë historinë e marrëdhënies së çiftit dhe ngjarjet që i paraprinë sulmit vrasës.
Vetëlëndimi dhe dy thikat
Pasi sulmoi gruan e tij, 53-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur. Ai u dërgua me ambulancë në spital, ku po trajtohet nën mbrojtjen e policisë.
Policia sekuestroi dy thika nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
53-vjeçari pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore sapo t’ia lejojë gjendja shëndetësore.
Ja çfara tha avokatja e gruas fatkeqe
Në një prononcim të dhënë për protothema.gr avokatja që përfaqësonte 44-vjeçaren fatkeqe, Evangelia Kola bëri me dije se viktima kishte vendosur të divorcohej nga 53-vjeçarja dhe se ata nuk jetonin bashkë së fundmi, çka duket se kjo nuk ëahtë pritur mirë nga 53-vjeçari.
Referuar hetimeve të deritanishme, raportohet se arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj Esmës të ketë qenë xhelozia, mirëpo për vrasjen e saj nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë kërkesa e mëparshme për divorc.
Ndërsa raportohet se 53-vjeçari merrte ilaçe dhe më parë ishte shtruar në një klinikë psikiatrike, por u përcaktua se nuk kishte nevojë për shtrim të mëtejshëm në spital.


