Nga Elbasani në Durrës – Ergys Agasi u arrestua ndërsa lëvizte me automjet me ish-policin Uljan Shpataraku

Aktualitet

Nga Elbasani në Durrës – Ergys Agasi u arrestua ndërsa

Ergys Agasi u arrestua ditën e sotme në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë me argumentin se vijonte studimet. Ai mbante detyrën e asistentit në

Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe njihej si një nga të besuarit e Ilir Prodës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion