Berisha takon anëtarin e Parlamentit Europian: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

Politikë

Berisha takon anëtarin e Parlamentit Europian: Rruga drejt BE kalon nga

Sali Berisha, bashkë me anëtarë të Partisë Demokratike zhvilloi një takim ditën e djeshme me z. Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian nga Grupi ECR dhe pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Berisha është shprehur gjatë takimit për atë që e quan “farsë elektorale” për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin vetëm një shkelje e thellë e parimeve demokratike dhe Kodit Zgjedhor, por një farsë e plotë elektorale, e zhvilluar nën kushte terrori politik, keqpërdorimi të institucioneve dhe ndërhyrjeje kriminale”-është shprehur Berisha.

Eurodeputeti Rihards Kols u shpreh i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe shfaqi interes përndjekjen e problematikës të cilat kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë, si nëpërmjet pyetjeve për Komisioneret e KE ashtu edhe ngritjes së një misioni faktmbledhës (fact-finding mission) në Shqipëri për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën në Shqipëri.

Sipas Berishës, ‘rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë përpara pa rikthimin e standardeve demokratike, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe ndarjen e pushteteve si themel i një sistemi funksional demokratik’.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion