Berisha “shpresë” edhe te vota e fundit! Ish-kryeministri thirrje komisionerëve të PD-së: Mbroni çdo votë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp ku dhe u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve dhe numëruesve të forcës politike që ai drejton që të rezistojnë dhe të mbrojnë çdo votë që ka shkuar PD-në.
Teksa më tej vijoi të hedhë akuza ndaj mazhorancës për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve, përmes punësimeve të paligjshme dhe bandave.
“Së pari jam këtu për të shprehur mirënjohje falenderim të madh për të gjithë ata komisionerëve, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. Së dyti u bëj thirrje të gjitha strukturave të PD, komisionerëve, kandidatëve drejtues që të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.
Unë sot këtë kisha qëllimin kryesor të paraqitjes para jush, në mënyrë pra dhe njëherë një thirrje për demokratët, opozitarët të të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.
Tani dhe njëherë Partia Demokratike ju ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë procesi elektoral në Shqipëri. Këtu mos ketë kush asnjë iluzion se ato konkluzione kanë qenë politike jo ato kanë qenë të bazuara dhe të certefikuara tanimë nga forume politike ndërkombëtare ndaj dhe të durojmë për të përfunduar dhe numërimin e votës së fundit.
Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimet e saj. Partia Demokratike do bëjë të gjithë vlerësimin e saj, kësaj here ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë mjafton të lexoni kriteret po nëqoftëse mbillen dhjetëra mijëra hektarë për votë, nëse punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë, nëse siç e patë vetë ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë nga katërta anët, zyra ilegale të ngritura nga PS ju nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve atëherë emrin zgjedhjeve ja u vini vetë, por unë nuk jam këtu për këtë sot sepse këto i kemi thënë, sot jam për të bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë”, tha Berisha.


