Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë
Lajmifundit
/
12 Maj 2025, 13:57
Aktualitet

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Himarë-Qeparo.
Nga informacionet paraprake mësohet se një motor, me të cilin udhëtonin dy turistë të huaj (një burrë dhe një grua), është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy turistët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje mbi rrthanat e aksidentit.


