Berisha sulmon Ramën: Ediskobari ka përdorur paratë e pista për të blerë zgjedhjet (Video)

Politikë

Berisha sulmon Ramën: Ediskobari ka përdorur paratë e pista

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook-un e tij një video, ku krahason kryeministrin Edi Rama me Pablo Eskobar. Ai përmes pamjeve, shkruan se Rama dhe Doshi nuk mund të jenë në pushtet.

“Nuk është film, ka ndodhur edhe diku tjetër. Pablo Eskobar, zgjedhjet në Kongres 1982. Po ndodh edhe në Shqipëri. Paratë e pista përdoren për të blerë zgjedhjet. Një narko- shtet në duart e bandave, ku vjedhja e zgjedhjeve quhet fitore.

Romi- Doshi nuk mund të jenë e ardhmja e Shqipërisë”, lexohet në videon e Berishës.

ME TE LEXUARAT