KQZ miraton sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të gjithë qarqet

Politikë

KQZ miraton sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të

Ditën e sotme do mblidhet Komisioni Qendror Zgjedhor ku në rend të ditës ka miratimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Pas Kukësit, pritet që KQZ të miratojë në orën 15:00, tabelat për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për partitë dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën. Sakaq KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.

Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

“Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00.

Rendi i dites:

Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

2. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

3. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

4. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

5. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

6. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

7. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

8. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

9. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

10. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

11. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021", njofton KQZ.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion