Berisha mbeti në “arrest shtëpie”, avokati Gjokutaj paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

Politikë

Berisha mbeti në “arrest shtëpie”, avokati Gjokutaj

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se rrëzimin e kërkesës për heqjen e masës “arrest në shtëpi” do ta dërgojë në Gjykatën e Lartë.

“Masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohej, jo të shtrëngohej më tej, u shkel Kushtetuta, Berisha nuk i shmanget as procesit gjyqësor as hetimit, qëllimi nuk është aspak në dobi të ligjit, por krejtësisht politik, adresuam shkeljet e rënda proceduriale, do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha Gjokutaj në një lidhje me skype në emisionin “Breaking” në Top News.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që të shkojë në parlament.

 

ME TE LEXUARAT